AKTUALITET, 24 Shkurt 2025, 11:56

Atentati në Kamzë/ Drejtonte mjetin nga ku u qëllua me armë ndaj një makine tjetër, arrestohet 17-vjeçari! Akuzat e ngritura ndaj tij

Atentati në Kamzë/ Drejtonte mjetin nga ku u qëllua me armë

Policia ka vendosur në pranga një 17-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte mjetin nga ku u qëllua me armë zjarri ndaj një makine tjetër, ngjarje e ndodhur ditën e shtunë (22 Shkurt) në Kamëz.

Raportohet se adoleshenti, banues në Kamëz, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.

Ndaj tij janë ngritur për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Blutë po punonjnë për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga një 17-vjeçar, i cili dyshohet se drejtonte automjetin nga i cili u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit tjetër.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 22.02.2025, në Kamëz, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kamëz kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga një shtetas 17 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.

Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim për këtë rast dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.