AKTUALITET, 24 Shkurt 2025, 12:37

Paralajmërimi i Berishës: Ka lajme të hidhura për Edi Ramën. Çështja 'McGonigal' po kthehet në tryezë! Do të gjykohet rëndë

Paralajmërimi i Berishës:  Ka lajme të hidhura për Edi

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do të ketë lajme të hidhura për kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, çështja e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal po kthehet në tryezë.

Sali Berisha: Ka lajme të hidhura për Edi Ramën, ka arsye të hidhërohet shumë, por po qarkullon çdo ditë çështja Mc Gonigal po kthehet në tryezë, dosja Rama-McGonigal po bëhet aktuale.

Ai mori nga Rama 250 mijë dollarë. Tani prej 1 vit e gjysmë Altin Dumani nuk ka kërkuar dosjen e gjykatës së Washtingon sepse kërkon të mbrojë Ramën, por kësaj kohe i erdhi fundi. Do të gjykohet rëndë Edi Rama për krimin e tij të shëmtuar dhe të gjithë ata që përpiqen ta mbulojnë.