TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi kërcënoi hapur prokurorin Ols Dado, duke i thënë "nuk e ka idenë me kë është ngatërruar", Erion Veliaj ka publikuar atë që pretendon se është një pjesë e përplasjeve mes tij dhe prokurorit, që kanë ndodhur në sallën e gjyqit më datë 12 shkurt, kur u vendos konfirmimi i “arrestimit me burg”.
Nga transkriptimi që është publikuar nga Erion Veliaj, vihen re tonet e larta që kanë shoqëruar seancën në GJKKO. Nga biseda lihet të kuptohet se Veliaj ka treguar adresen e banimit të prokurorit. Veliaj pretendon se prokurori e ka quajtur "ndyrësirë", megjithatë kjo u përgënjeshtrua nga GJKKO, si e pavërtetë.
