AKTUALITET, 24 Shkurt 2025, 10:59

Kreu i PSD, Doshi flet pas daljes nga SPAK: U pyeta për Rrogozhinën. S’do të votoj kurrë për shkrirjen e këtij institucioni!

Kreu i PSD, Doshi flet pas daljes nga SPAK: U pyeta për Rrogozhinën.

Ish-deputeti socialist, Tom Doshi doli pas rreth 2 orësh nga Prokuroria e Posaçme, ku ishte thërritur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Pas daljes ai foli shkurt për gazetarët, duke treguar arsyen pse ishte në SPAK. “Është normale të na thërrasë prokuroria. Kam bërë një takim në Rrogozhinë unë dhe personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Kaq, a ke dijeni, pyetën”, tha Dosh.

I pyetur nëse do të votonte për shkrirjen e SPAK, ai u përgjigj: “Asnjëherë! E kam mbështetur reformën në drejtësi dhe deputetët tonë edhe sot, edhe në mandatin tjetër do ta mbështesin SPAK”.