AKTUALITET, 9 Prill 2025, 19:15

Aksident në Llogara, autobusi përplaset me një kamion

Aksident në Llogara, autobusi përplaset me një kamion

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në njërën nga kthesat e Llogarasë. Mësohet se një autobus është përplasur me një kamion. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur, por ka vetëm dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit trafiku në zonë është rënduar ndjeshëm, duke krijuar radhë prej disa kilometrash.

Gjithashtu situata është përkeqësuar edhe nga fakti që tuneli i Llogarasë vijon të jetë i mbyllur për shkak të punimeve. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e aksidentit dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.