AKTUALITET, 9 Prill 2025, 16:41

“Raportet e UNICEF thonë se 47% e fëmijëve vuajnë nga kequshqyerja”, Këlliçi: Zgjidhje i jep vetëm programi i PD

“Raportet e UNICEF thonë se 47% e fëmijëve vuajnë nga

Në konferencën e sotme për mediat nga selia e PD-së Belind Këlliçi u ndal tek raportet e UNICEF për Shqipërinë teksa evidentoi se 47% e fëmijëve në vend vuajnë nga kequshqyerja.

Sipas tij, Rama dhe qeveria nuk duan t’ja dinë për këto raporte, as për shëndetësinë dhe varfërinë e shqiptarëve. Më tej mori rastet tragjike të Ardit Gjoklaj apo Martin Canit që u vra nga bashkëmoshatari i tij.

Këlliçi vijoi më tej duke thënë se zgjidhje varfërisë dhe mungesës së arsimit i jep vetëm programi i PD-së, sipas të cilit Shqipëria Madhështore fillon nga fëmijët.

Deklarata e plotë e Këlliçit: 

Edi Rama pret që problemin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë të fëmijëve shqiptarë t’ia zgjidhë Bashkimi Evropian.

Këtë kishte në fokus fjala e tij në Konventën rajonale të Kujdesit ndaj Fëmijëve.

Rama la të kuptohej qartë se në lidhje me këtë çështje nuk ka asnjë zgjidhje, por pret financimet e Bashkimit Europian, në një kohë që sipas Raporteve të UNICEF, të realizuara edhe nga Linda Rama, raporti i bërë publik vitin e kaluar, thuhet se 47% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kequshqyerja. Por kjo nuk e shqetëson shumë Edi Ramën.

Në rast se Rama do shqetësohej për shëndetësinë, varfërinë apo arsimin aq sa shqetësohet për Kopshtin e Edenit në Kryeministri, për shishen e verës 33 mijë euro, për udhëtimet me charter privat, për ekspozitat e tij private në metropolet e botës, vogëlushin Kristi Maze që ndërroi jetë në pritje të një transplanti, 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj që varfëria e çoi të punonte në Landfillin e Sharrës, apo 14 vjeçarin Martin Canin që u vra në derë të shkollës, do ishin mes të gjallëve dhe me të afërmit e tyre.

Zgjidhja për reduktimin e varfërisë, arsimit dhe shëndetësisë tek fëmijët mund të gjendet vetëm tek programi qeverisës i Partisë Demokratike.

Për fëmijën e parë deri në moshën 18 vjeç do ketë një pagë prej 60 eurosh në muaj, për fëmijën e dytë 70 euro në muaj dhe fëmija i tretë do të merret përsipër nga shteti deri në moshën 23 vjeçare.

Futja e ushqimit në shkolla, rritja e cilësisë arsimore duke e mbështetur tek merita dhe jo militantizmi, apo dyfishimi i buxhetit  është ajo çka ofron Partia Demokratike në qeverisjen e saj.

Ky në fakt duhet të jetë detyrim i çdo qeverie të përgjegjshme.

Shqipëria Madhështore fillon nga fëmijët!

Si janë fëmijët sot do të jetë Shqipëria nesër!