AKTUALITET, 9 Prill 2025, 15:15

Lëvizja Bashkë e hap fushatën në Fier: Do të trokasim në çdo derë!

Lëvizja Bashkë e hap fushatën në Fier: Do të trokasim

Lëvizja Bashkë ka njoftuar se do të hapë fushatën elektorale në Fier. Njoftimi u bë përmes një postimi në Facebook.

Mësohet se fushata do të çelet më 13 prill, në orën 10:30.

NJOFTIMI

NISIM FUSHATËN KOMBËTARE NGA FIERI

Lëvizja BASHKË do ta nisë rrugëtimin e vet elektoral nga Fieri, një nga qarqet më të rëndësishme ekonomike, sociale dhe politike të vendit.

Fushata jonë nuk do të jetë thjesht aktivitet elektoral, por një përpjekje e madhe e përbashkët për të arritur ndërgjegjen e çdo qytetari që ka nevojë që vendi ynë të transformohet.

Do të trokasim në çdo derë.

Do të përshkojmë çdo rrugë.

Do të ndajmë fjalë zemre e ide të reja me çdo qytetar.

Do të hapim çdo shteg.

Gjithçka për të sjellë të renë që kërkon një popull i tërë.

Lëvizja BASHKË fton të gjithë qytetarët e Fierit, Lushnjës, Mallakastrës, Patosit, Roskovecit, Divjakës dhe krejt qarkut që të na bashkohen të dielën (13 prill) në orën 10:30 te teatri Bylis i qytetit të Fierit.

E REJA PO LIND!