AKTUALITET, 9 Prill 2025, 16:01

Iu gjet kanabis, i riu godet policin dhe tenton të largohet, arrestohet 30-vjeçari

Iu gjet kanabis, i riu godet policin dhe tenton të largohet, arrestohet

Efektivët e Forcave Shqiponja kanë ndaluar një 30-vjeçar pasi gjatë kontrollit të tij, iu gjet një sasi lënde narkotike.

Gjatë kontrollit, i riu ka tentuar të largohej duke goditur punonjësin e policisë.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. G, 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi. Në momentin e konstatimit nga shërbimet e Policisë, 30-vjeçari ka tentuar të largohet dhe ka goditur punonjësin e Policisë.”, sqaron policia.