AKTUALITET, 30 Maj 2024, 10:57

Nikolla rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat për sulmet ndaj gazetarëve! Zhupa: Keni njohuri të cekëta, neni lexohet në tërësi

Nikolla rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat

Kërkesën e opozitës për mocion me debat për sulmet ndaj gazetarëve, është rrëzuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila u shpreh se nuk është në parashikimet e rregullores së Kuvendit, pasi nuk ka lidhje me punën e këshillit të ministrave.

“Kërkesa juaj konstatohet prima facie që nuk lidhet me çështje të veçanta që nuk lidhen me punët e këshillit të ministrave. Nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit”, tha Nikolla.

Në përgjigje, deputetja Ina Zhupa që ka bërë kërkesën, u shpreh duke thënë: “E di që njohuritë tuaja janë shumë të cekëta, por minimalisht duhet të pyesnit juristët dhe do të duhet të konsultoheni me stafin e Kuvendit kur shkaktoni këtë precedent. Në cilën pjesë të rregullores e keni lexuar që mocionet me debat bëhen vetëm për veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Neni lexohet në tërësi. Në jurisprudencë zonja kryetare, rregulloja e Kuvendit është që secili nen lexohet në tërësinë e vetë dhe rregulloja në cilësinë e vetë”.