AKTUALITET, 22 Nëntor 2022, 20:41

Aksident në Lezhë-Laç, raportohet për katër të plagosur

Aksident në Lezhë-Laç, raportohet për katër të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç mbrëmjen e kësaj të marte.

Nga informacionet paraprake raportohet se janë përplasur dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.