TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në autostradën Levan-Fier, në afërsi të spitalit Memorial.
Mësohet se një drejtuesi i një furgoni mallrash ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke u përmbysur në rrugë.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që është bllokuar njëri krah i autostradës Fier-Tiranë.