AKTUALITET, 22 Shkurt 2024, 16:30

Kërkoi rivlerësim të vendimit, rikthehet në detyrë prokurorja e shkarkuar (EMRI)

Kërkoi rivlerësim të vendimit, rikthehet në detyrë

Rikthehet në detyrë prokurorja e shkarkuar, Daniela Sulaj. Vendimi u dha nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.  Prokurorja kishte ankimuar vendimin.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 61/2021, datë 28.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 426, datë 27.07.2021 dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Daniela Sulaj. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.02.2024.”, thuhet në njoftimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.