TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka reaguar për ratifikimin nga Kuvendi të protokollit të marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin.
“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Falënderojmë kryeministrin Edi Rama, institucionet dhe popullin shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Meloni.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për protokollin për emigrantët në seancën plenare të së enjtes mori 77 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Krahas votave të PS-së, kjo marrëveshje bindi dhe mori edhe votat e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit.