TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit për muajin Janar të vitit 2024 në Shqipëri, fiksohet në 3.8%. Ky indeks tregon ndryshimin e nivelit mesatar të çmimeve të paguara për konsumin e mallrave dhe shërbimeve. Sipas Eurostat ky tregues makroekonomik fiksohet në 4%.
Ndonëse në të dyja rastet inflacioni përllogaritet nga i njëjti institucion, kjo diferencë në matje vjen për shkak të peshës që i jepet secilit grup në normën e inflacionit, si dhe te numri i produkteve dhe shërbimeve që merren në analizë. Këto ndryshime në pesha janë të theksuara sidomos sa i përket transportit dhe grupit të “qira, ujë, lëndë djegëse, energji”.
Në muajin Janar 2024, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 3.8 % dhe rritja më e madhe e çmimeve, vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 6% , pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5.8 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 4.3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4.2 %, “Shërbimi arsimor” me 4.1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.7 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.4 %, “Veshje dhe këpucë” me 2.7 %, “Shëndeti” me 2.0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.9 % dhe “Komunikimi” me 0.3 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 2,7 %.