TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një lajmërimi në rrjetet sociale, shprehet se për shkak të punimeve në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, do të bëhet bllokimi i trafikut të rrugës në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën e Rashbullit.
Automjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës. Për të mos bllokuar qarkullimin e makinave gjatë ditës, bllokimi do të nisë sonte në orën 22:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit.
Njoftimi i ARRSH:
⚠️Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull????
????Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.
????️Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.
????Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
????Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.
#ARRSH #MIE