TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë lënë në burg nënë e bir, Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku, të cilët akuzohen se shfrytëzonin nipin 10-vjeçar (djali i Armandos) për përfitime ekonomike në TikTok.
E njohur si “Tasha e TikTok-ut”, pas përfundimit të gjyqit ajo është shoqëruar bashkë me të birin drejt furgonit të Policisë, për t’i çuar drejt qelisë. Teksa hynte në furgon, Natasha Rombula ka dhënë një mesazh për mediat. “Një minutë, të flas me mediat. Kriminelët. Kam rritur nipin, jam gjyshe heroinë”, -dëgjohet Tasha, duke iu drejtuar kamerave.
Ata janë denoncuar nga nëna e të miturit, pasi e ekspozonin atë në rrjetin social, “TikTok”, duke folur me një fjalor banal, me qëllim për të përfituar ekonomikisht. Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë video të të miturit ku dëgjohet të flasë me një fjalor banal, i shtyrë nga babai dhe gjyshja e tij.