AKTUALITET, 3 Dhjetor 2025, 13:43

FOTO/ E turpshme në futbollin shqiptar, lojtarët dhe trajneri i Skënderbeut dhunohen në Fushë-Krujë. Gjoka: Na sulmuan

FOTO/ E turpshme në futbollin shqiptar, lojtarët dhe trajneri i

Para ndeshjes Iliria-Skënderbeu, një prej takimeve më të rëndësishme të javës së 14-të të Kategorisë së Parë, janë dhunuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka, sipas një njoftimi të klubit korçar.

“Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes. Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”, lexohet në reagimin e klubit korçar.

Trajneri i skuadrës korçare, Ernest Gjoka tregon se në momentin që shkuan në dhomat e zhveshjes futbollistë të skuadrës së Ilirisë i sulmuan duke goditur disa prej futbollistëve të tij  Saleh Nasr, Altin Ukiçi, Mario Gjata, Ramos, Babakar.

Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, ndërkohë që skuadra korçare nuk dëshiron të zbresë në fushë dhe tani pritet vendimi i FSHF

FOTO/ E turpshme në futbollin shqiptar, lojtarët dhe trajneri i

FOTO/ E turpshme në futbollin shqiptar, lojtarët dhe trajneri i