AKTUALITET, 8 Maj 2026, 13:57

“Mos digjni askënd në turrën e druve sot”/ Padia kundër prokurorit Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative

“Mos digjni askënd në turrën e druve sot”/ Padia

Në Gjykatën Administrative shqyrtohet sot padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado , i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.

Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Veliaj mbante në dorë një libër në gjuhën angleze të autores Naomi Alderman, që titullohej “Mos digjni askënd në turrën e druve sot”. 

Vetë kryebashkiaku është i pranishëm në seancë, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe dy aktorët Robert Ndrenika dhe Gaz Paja.

“Mos digjni askënd në turrën e druve sot”/ Padia