TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura Gjolës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një automjet tip furgon me drejtues shtetasin me inicialet I. M., është përplasur me automjetin tip "Audi" me drejtues shtetasen me inicialet L. T.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i furgonit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.