TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kohët e fundit, Ilir Meta ka bërë veprime mjaft të çuditshme në publik, të cilat kanë sjellë reagime të shumta dhe habi, duke ngritur shqetësim për gjendjen e tij emocionale.
Biznesmeni Gjergj Luca, gjatë një interviste në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Meta ka humbur ekuilibrin e tij më të madh, Monikën, ndaj ka këto probleme.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ilir Meta tani, ç’mendon ti Lucë? Doli në një studio, i ra edhe topit, pastaj u rrëzua…
Gjergj Luca: E kuptoni se çfarë fatkeqësie, se ky u kthye te emisioni. Ky panel është me rininë. E kuptoni se çfarë fatkeqësie është, se kush e ka drejtuar këtë vend për 34 vjet? E kuptoni se kë ka marrë seriozisht ky vend? E kuptoni se sa hallexhi është ai që më ngacmon mua për të mbajtur këto ekuilibra me këtë lloj llumi? Si mund të mbash ekuilibra për këta njerëz? A aspirojnë për ndonjë gjë në jetë këta? A kanë ndonjë ëndërr? Çfarë halli kanë ata për ju? Ky vend nuk ka asnjë zgjidhje tjetër për ju dhe për ne, e vetmja zgjidhje është që të hyjmë në komunitetin europian.
Ylli Rakipi: Këtë Metën, nuk e ke parë që ngrihej edhe nëpër hekura?
Gjergj Luca: Nuk dua të bëj tallava me këto. E vetmja e ardhme e juaja dhe e jona është që ky vend të hyjë në komunitetin europian.
Ylli Rakipi: Ore tani, unë të pyeta për Ilir Metën.
Gjergj Luca: Ilir ka humbur ekuilibrin më të madh të vetin, Monikën. Monika është një grua shumë herë me e ekuilibruar se ai dhe Iliri ka për ta patur problem këtë humbje. E ka humbur sepse e ka humbur politikisht.
Ylli Rakipi: Po doktorin e ke parë në penxhere dhe a të vjen keq që është në penxhere? Ma ke thënë dhe në emisionin e parë, që Ndreka, ndjesë paste, e kishte mik doktorin dhe nuk doje të flisje.
Gjergj Luca: Saliu është kokrra e burrit, burrë më të fortë se Sali Berisha nuk ka. Ja ku e ke Sali Berishën dhe ja ku e ke gjithë rinia duke u varur te Sali Berisha për të hypur te dritarja dhe janë të gjithë të mbaruar, sepse vuajnë nga patologjia e dashnisë për doktorin. Doktori është burri më i fortë te ajo pjesë që i beson. Është burrë i fortë, a e mori partinë prapë?