TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për disa çështje, mes të cilave edhe për biznesin e tij.
Ai tha se gjatë këtij viti ka patur disa vështirësi, por ka arritur t’ja dalë, kryesisht për shkak të tregut amerikan dhe kanadez.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: A ke fituar para këtë vit Lucë? Këtu përgjithësisht i fitojnë paratë njerëzit që nuk shkojnë në punë… Ti si ja ke bërë? Dua ndershmëri këtu.
Gjergj Luca: Këtë vit kam patur dy kolpo. Një kolpo e kam patur në Maliq, që bëra gjithë atë investim dhe shkoi dëm, sepse besova tek ai vend atje, që do të sillja një frymë tjetër, shkoi dëm për historinë e fuqisë punëtore. Kjo qeveri është shumë e pasur, ka shumë lekë në dispozicion për të paguar rrenacakët dhe mashtruesit e këtij vendi me asistencë sociale. Asistenca sociale është plagë kaq e madhe që duhet të shkojë te nxënësit e ekselencës, që na kanë nderuar këtu, por shkon te mashtruesit, që thonë nuk kemi punë dhe i ke duke punuar në Greqi dhe vende të tjera në të zezë. Jemi vend kaq i pasur, sa ti paguajmë këta dhe t’i japim bonus për energjinë, t’i japim bonus për nxënësit që i kanë nëpër shkolla me pesa, për të marrë atë diplomën që thua ti, jo këta të ekselencës. Aty në Maliq dështova, u tërhoqa, ka edhe dështime kjo jetë.
Kam patur edhe një kolpo me historinë e tonit, ajo ishte bixhos, sepse ne jemi në një markatë globale, e cila ka luhatjet e veta. Bursa iku në drejtim të paditur dhe hëngra një kolpo bajagi të madhe, por sic çdo gjë, halli dhe problemi na nxit. Këtu është ndryshimi, biznesin dhe prodhimin, kur ke një problem dhe hall të madh, mundohesh të gjesh rrugë të tjera për të gjetur zgjidhje.
U investuam shumë nëpër tregjet e freskëta, u spostuam nga markata japoneze dhe kemi hyrë në markatën amerikane, kanadeze, do të tentojmë në Kinë, por Amerika ka qenë arritje shumë e madhe për ne, na ka hapur derën, me një ndihmë shumë të madhe.
Ka 3-4 muaj që kam filluar shumë fortë me Amerikën, gati çdo ditë bëj me transport me avion, në Neë York, Los Angeles, do të fillojmë edhe vende të tjera. Vështirësia na bëri të përplasemi dhe të gjejmë rrugë të tjera. Kam ngritur flamurin, faleminderit atij vendi të madh. Unë jam marrrë vetem me një punë. Jeta është shumë e shkurtër, nuk jam si këta që merren me pallate, me rrugë, merren me paçe pilaf, sheqer, oriz, servise, unë jam peshkatar o vlla, kaq…
Ylli Rakipi: Gjendja në Shqipëri është pak e vështirë për njeriun e punës. Jo se nuk ka para, ndërtohet shumë, gradaçela, por ajo që është puna e vështirë, unë duke lëvizur dhe parë shoqëritë e zhvilluara, e shoh se çfarë është puna e vërtetë. Në këtë pikëpamje ëhtë bërë pak e vështirë. Një pjesë e njerëzve ja mbathin për të punuar jashtë. Si ja bën për punëtorë?
Gjergj Luca: Ka dy fasha punëtorësh, të paspecializuar dhe të specializuar. Për punëtorët e specializuar, Shqipëria është futur në rrjedhën globale, pra kur flasim për ekonomistë të ekselencës, juristë të mirë, kapitenë, peshkatarë, zhytës, menaxherë, kuzhinierë, janë të markatës globale dhe rrogat janë të nivelit europian. Këta i kam dhe nuk ka asnjë lloj problemi. Pjesa tjetër, fasha e grave ose burrave mbi 40-45 vjec, ata janë shumë të ngarkuar me punët e përditshme, nuk kanë mundësi të shkollohen dhe specializohen, në një specialitet. Këta njerëz bëjnë punë me normë, siç ndodh në të gjtihë botën. Këtu është problemi, jemi pjesë e cmimeve globale edhe në këto biznese. Shqipëria nuk është më sot kompetitive, që të konkurojë me këto prodhime në Europë. Këto pjesë që ne kemi bërë, të markatës globale, nuk jemi më kompetitivë, me 2-3 probleme që janë shfaqur vitet e fundit që biznesi i ka ngritur. Problemi i euros, që duhet të zërë vend në një limit. Ka një problem, këta njerëz, kjo fashë njerëzish duhet ndihmuar. Shumë firma nuk po e përballojnë dot, ky biznes është edhe nëpër vende të tjera, nuk e di si e gjejnë mundësinë qoftë edhe me bujqësinë, që të mbijetojnë. Kjo duhet parë. Ka diçka që nuk funksionon.