AKTUALITET, 22 Korrik 2024, 19:30

Tedi Blushi merret në pyetje në polici, pas kallëzimit nga Halit Valteri: Më goditi me grusht!

Tedi Blushi merret në pyetje në polici, pas kallëzimit nga Halit

Mbledhja e fundit e këshillit bashkiak për këtë sezon është shoqëruar me debate të ashpra, por edhe me konflikt fizik mes dy këshilltarëve, Halit Valteri i PS dhe Tedi Blushi i PL-së.

Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, por ka qenë këshilltari socialist, Halit Valteri i cili ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi.

Ky i fundit është marrë në pyetje, për të dhënë sqarime ne lidhje me incidentin që shoqëroi mbledhjen e këshillit bashkiak.

Pas miratimit të rendit të ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, fjalën e mori kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por u ndërpre nga këshilltari i opozitës, Tedi Blushi, i cili qëlloi edhe me letra Erion Veliajn, më pas nisi edhe konflikti fizik me Halit Valterin.

Mbledhja u ndërpre, ndërsa kryetarja e këshillit bashkiak Romina Kuko njoftoi kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë bashkiake.

DEBATI

Blushi: Po ju kërkoj me mirësjellje të respektoni procedurën

Kuko: Ju lutem zoti Blushi lejoni të mbarojë kryetari pastaj…jemi në momentin kur po parashtron kryetari…Blushi po ndërprisni seancën, po ju tërheq vëmendjen. Mos ndërprisni mbledhjen

Zoti Blushi mos ndërprisni seancën.

Veliaj: Kjo është mungesë edukate, më ngatërron me atë të bllokut.

(Blushi qëllon me letra)

Veliaj: Jeni komplet i paaftë

Kuko: Blushi jeni i ftuar të lini sallën, mbledhja ndërpritet. Policia bashkiake ju lutem