TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Biznesmeni Gjergj Luca, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për një sërë çështjesh.
Luca tha se Shqipëria ka nevojë për prodhues dhe jo “biznes-lesha”, ndërkohë që deklaroi se duhet të kemi edhe deputetë që vijnë nga bota e biznesit, për të përfaqësuar një kategori mjaft të rëndësishme.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Për një vit ka zgjedhje këtu. Për biznesin, çfarë mund të rregullojnë? Do të fillojë fushata elektorale, do të thërrasin edhe shoqatat e biznesit dhe do t’ju pyesin, çfarë doni ju?
Gjergj Luca: Të djathtët duhet të kenë 60% prodhues, të majtët që bëjnë politika më sociale, duhet të kenë 40-45% prodhues, jo biznes-lesha, por prodhues… Nuk ka asnjë biznesmen në parlament, e kupton? Ky është vend kapitalist, kështu thonë. Si mundesh në një vend kapitalist, të mos kesh gjysmën e parlamentit në këtë situatë, prodhues? Nuk e kuptoj. Këtë mendoj.
Ylli Rakipi: Pra, po thua që qarkullimi i parasë në një vend, mund të jetë i madh, por biznesi është gjë tjetër, që mban shoqëritë e vërteta dhe ekonimitë e vërteta të botës ku ne duam të shkojmë.