AKTUALITET, 31 Tetor 2024, 11:30

Rama me Gonzaton: Progres-raporti, dokumenti më i mirë ndërkombëtar për Shqipërinë. I referohemi fjali për fjali...!

Rama me Gonzaton: Progres-raporti, dokumenti më i mirë

Kryeministri Edi Rama vlerësoi progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë si “dokumentin më të mirë ndërkombëtar për Shqipërinë”, që sipas tij pasqyron realisht ku ndodhet vendi ynë.

“Është dokumenti më i plotë, më i detajuar dhe më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe mbi të cilin ne referohemi, fjali për fjali, në kuptimin e plotë të fjalës. Sepse është i vetmi raport ndërkombëtar që bazohet vetëm në fakte, jo në perceptime, jo në sondazhe dhe që i referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standardeve të funksionimit të institucioneve ndërkombëtare dhe shteteve anëtare”, tha Rama teksa mori progresraportin e vitit 2024 nga ambasadori i Be në Shqipëri, Silvio Gonzato.

“Më vjen shumë mirë që marrim raportin më pozitiv të të gjithë këtyre viteve dhe normalisht i tillë, sepse e tillë është dhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi këtë”, shtoi ai.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportprogesin e Bashkimt Europian për vendin tonë, teksa u shpreh se ky tashmë është bërë një ritual vjetor.

“Çdo tetor marrin rezultatet e provimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportprogresit të BE”, tha kreu i qeverisë në konferencë me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.

Por, Rama theksoi se tetor është i posaçëm për shkak të hapjes së grup-kapitullit të parë.

Kryeministri theksoi se konferenca e dytë ndërqeveritare afirmoi njohjen nga të gjithat vendet e BE të përparimeve të bëra nga Shqipëria.

Edi Rama: Është një ritual, çdo tetor marrin rezultatet e provimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportprogresit të BE! Ky tetor është i posaçëm sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare me BE për çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë.

Konferenca afirmoi njohjen nga të gjithat vendet e BE të përparimeve të bëra nga Shqipëria.

Jam së bashku me ambasadorin e BE, Silvo Gonzato, për të marrë një kopje të raportit.