TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është zhvilluar ditën e sotme në Apelin e Posaçëm seanca për masën e sigurisë për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg Lefter Kokën.
Më herët Koka kishte kërkuar lirinë në Apel me argumentin se nuk kishte rrezikshmëri dhe do të qëndronte bashkëpunues me drejtësinë.
Ndërsa nga ana e tij avokati është shprehur se nuk ka asnjë koment për të dhënë.
Ish-ministri akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me abuzimet me inceneratorët.
Kujtojmë se Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.