TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 17-vjeçar dyshohet se është plagosur me thikë nga Emiljano Buzaj në Ksamil.
Policia informon se 38-vjeçari dyshohet se plagosi me mjet prerës të miturin për arsye ende të paditura.
Buzaj do të akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Nuk dihet se si është gjendja e të miturit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.