AKTUALITET, 2 Janar 2022, 14:46

Parakalimi i gabuar/ Aksident në Lezhë, makina del jashtë rruge

Parakalimi i gabuar/ Aksident në Lezhë, makina del jashtë rruge

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë dhe shkak ka qenë parakalimi i gabuar.

Një makinë tip "Golf" është goditur nga një makinë tjetër teksa ishte duke parakaluar një tjetër mjet.

Si pasojë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po heton mbi rrethanat.