AKTUALITET, 2 Janar 2022, 12:55

U kapën me 119 kilogram kokainë në kontejnerin me banane, lihen në burg tre të arrestuarit

U kapën me 119 kilogram kokainë në kontejnerin me banane, lihen

Marson Murataj, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu janë lënë në burg nga Prokuroria e Posaçme.

Tre personat u vunë në pranga pas operacionit që zbuloi 119 kilogramë kokainë në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejnerin e BanaKing nga Ekuadori.

Në burg janë lënë Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmes import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu drejtues të automjeteve të firmës.

Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës.