TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa ditë më parë, marka e njohur botërore “Louis Vuitton” ka prodhuar një çantë me flamurin shqiptar, e cila ka filluar tashmë të shitet në internet.
Ky gjest i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë, të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë komente në rrjetet sociale.
Madje, “nuk i ka shpëtuar” as kryeministri Edi Rama, pasi ka ndarë disa foto në Facebook, duke e cilësuar flamurin më të bukur në botë.
“Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton
FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË”, ka shkruar ai krahas imazheve të çantave me flamurin shqiptar.
Kujtojmë që modeli i kësaj çante është i limituar dhe kushton plot 10.335 dollarë, respektivisht 9.900 euro.