AKTUALITET, 22 Qershor 2022, 22:22

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik mbrëmjen e së mërkurës.

Mësohet se një person ka humbur jetën pasi një biçikletë është përplasur me një automjet pranë kompleksit “Zmijani”.

Kujtojmë se aksi Shkodër-Koplik është një nga akset më problematike në vend, kjo edhe për shkak të mungesës së ndriçimit në këtë rrugë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.