AKTUALITET, 28 Qershor 2022, 23:57

Aksident me vdekje në aksin Berat- Fier, drejtuesi i makinës godet punëtorin dhe largohet nga vendngjarja

Aksident me vdekje në aksin Berat- Fier, drejtuesi i makinës godet

Aksident me vdekje në aksin nacional Berat-Fier, në fshatin Velmish.

Ka humbur jetën punëtori i një firme që punonte për asfaltimim e aksit nacional Poshnjë-Rriskovec.

Mësohet se viktima është Mentor Lama, nga fshati Thumanë, rreth 45-vjeç.

Mjeti që e goditi mësohet të jetë tip Peugeot me targa AA 067 GM.

Burimet bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit, pasi ka goditur punëtorin është larguar nga vendngjarja.

Aksident me vdekje në aksin Berat- Fier, drejtuesi i makinës godet