AKTUALITET, 28 Qershor 2025, 19:58

Aksident i trefishtë në Laprakë/ Përplasen taksia, autobusi dhe një makinë policie, dy të lënduar

Aksident i trefishtë në Laprakë/ Përplasen taksia, autobusi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Laprakë, Tiranë. Sipas raportimeve 3 automjete janë përfshirë në përplasje, një taksi, autobus dhe një makinë policie.

Dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë, siç bëhet me dije për momentin.

Ndërkohë pritet të mësohet më shumë për shkakun e aksidentit dhe përplasjes së 3 automjeteve.