SPORT, 11 October 2026, 18:22

Përplasje jashtë stadiumit, pubikohen formacionet zyrtare të Partizani-Tirana

Përplasje jashtë stadiumit, pubikohen formacionet zyrtare të

Nuk mungon  tensioni pak minuta para fillimit të derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Ka patur përplasje nga tifozët e ekipeve para futjes në stadiumin “Air Albania”, teksa i menjëhershëm ka qënë reagimi i policisë për të qetësuar situatën.  Sipas asaj që bëhet e ditur, janë shoqëruar disa tifozë.

Tashmë, vëmendja është përqendruar te sfida në fushën e lojës, ndërsa autoritetet vijojnë të mbajnë nën vëzhgim situatën për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes. Për ndeshjen theksojmë se janë 400 forca policie.

Pak më parë të dyja ekipet kanë zbardhur formacionet zyrtare për duelin e shumëpritur në “Air Albania”, ku rivaliteti historik mes dy skuadrave pritet të shoqërohet me emocione të forta si në fushë, ashtu edhe në tribuna.

Të dy trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre, teksa në fushë do zbresin më të mirët. Partizani-Tirana vlen për javën e gjashtë të kampionatit.

FORMACIONET ZYRTARE:

 

PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Aliu, Ismaili, Skuka, Himallari, Human, Marku, Ogunleye, Mija.

Trajner: Florin Bratu.

TIRANA: Bekaj; Ndong, Krymi, Myslovic, Daci, Vitija, Xhixha, Qerimaj, Hazrollaj, Ilievski, Stanic.

Trajner: Dean Klafuriç