TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Korçë-Bilisht, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Cangonj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke pësuar dëmtime të mëdha. Në aksident janë përfshirë një "Benz" dhe një "Volkswagen", ku ky i fundit ka përfunduar jashtë rrugës i përmbysur.
Tre të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Korçës, ku sipas informacioneve të para janë në gjendje të rëndë.