AKTUALITET, 29 Maj 2023, 14:01

U arrestuan për spiunazh, pas lirimit nga qelia rusët dhe ukrainasi marrin makinën luksoze

U arrestuan për spiunazh, pas lirimit nga qelia rusët dhe ukrainasi

Pas lirimit nga qelia, dy rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov kanë marrë edhe automjetin e tyre të sekuestruar nga policia në momentin e arrestimit 9 muaj më parë.

Togat e zeza vendosën që Zorin të lihet në arrest shtëpie, ndërsa të pandehurit Svetlana Timofevaa dhe Fedir Alpatov, do të jenë të lirë, por prokuroria ka urdhëruar bllokimin e pasaportave të tyre.

Shkak për lirimin me kërkesë të akuzës, është bërë mbarimi i afateve të paraburgimit, ndërkohë që prokurorisë nuk I ka mbërritur ende ekspertiza që lidhet me pajisjet fotografuese dhe ato të vëzhgimit me të cilat u ndaluan pranë uzinës së Gramshit në gusht 2022.