TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, deklaroi sot se aktualisht tregu i telefonisë celulare është një duopol ku operojnë vetëm dy kompani celulare. Ai solli edhe rastin në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka tre operatorë celularë, ndërsa ruajnë elementët e konkurrencës.
"Ka tregje që janë qartësisht oligopole. Mirë ose keq, legjislaioni ynë nuk e ndalon këtë.
Tregu i telefonisë celulare është aktualisht një duopol. Mbretëria e Bashkuar ka vetëm tre operatorë celularë dhe ka 64 milion banorë.
Kur ata kaluan nga 4 në 3, kompanitë e interesuara e çuan çështjen në Gjykatën e Luksenburgut e cila tha: Ju nuk mund të ndaloni të drejtën për të bërë biznes, për sa kohë që ata marrin përsipër të ruajnë disa elementë të konkurencës", tha ai.