AKTUALITET, 22 Dhjetor 2021, 19:21

Aksident i rëndë me një të vdekur në aksin Lezhë-Mamurras, policia jep detajet

Aksident i rëndë me një të vdekur në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Mamurras.

Një automjet tip trajler ka goditur një person i cili ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i automjetit, A.L., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.