AKTUALITET, 22 Dhjetor 2021, 19:17

Fushë-Krujë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Fushë-Krujë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Një aksident është shënuar në nën kalimin e Fushë-Krujës, ku një automjet me drejtues shtetasin E. A., është përplasur me një motomjet me drejtues E. B., Burime të policisë bëjnë me dije se si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, E. B., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:55, tek nën kalimi i Fushë-Krujës, një automjet me drejtues shtetasin E. A., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. B., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.