TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e burgjeve në Kukës ka kapur lëndë të dyshuar narkotike gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje.
Bëhet e ditur se lënda narkotike i është gjetur vajzës gjatë kontrollit fizik që bëhet mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës.
Bëhet fjalë për një sasi pluhuri të bardhë rreth 50 gramë, e dyshuar si lëndë narkotike e cila u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit me iniciale G.I.
Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.
Njoftimi i policisë:
Policia e burgjeve Kukës kap lëndë të dyshuar si narkotik gjatë kontrollit fizik të një 9-vjeçareje . Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve (kontrollit fizik) mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike. Lënda u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9 vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për veprime dhe hetime të mëtejshme është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.
