TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë bilancin e viktimave të luftimeve gjatë ditës së sotme me Rusinë.
Në ditën e parë të sulmit rus, kanë humbur jetën 137 ukrainas, duke përfshirë ushtarë dhe civilë.
Zelensky ka firmosur një dekret për mobilizimin e përgjithshëm të të gjithë forcave.
Në orët e para të mëngjesit, Rusia nisi një agresion në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, duke nisur efektivisht pushtimin e vendit.
Perëndimi e ka dënuar ashpër këtë akt dhe ka nisur vendosjen e sanksioneve të cilat duket se do të jenë të përshkallëzuara në raport me situatën.