TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez Emanuel Macron dhe ai rus Vladimir Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike për Ukrainën. Macron i ka telefonuar Putinit duke i kërkuar ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake ruse, duke i kujtuar se Rusia do të përballet me sanksione të ashpra dhe masive.
Sipas Kremlinit, presidenti rus dhe homologu i tij francez patën një shkëmbim telefonik “serioz dhe të sinqertë” në lidhje me pushtimin e Ukrainës.
Kjo është biseda e parë midis zotit Putin dhe një lideri perëndimor që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës të enjten mëngjesin e sotëm.
Presidenti rus “siguroi një shpjegim të detajuar të arsyeve” që e çuan Moskën në nisjen e këtij operacioni, ka theksuar në një deklaratë për mediat.