TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se dy raketa kanë rënë në një fshat në Poloni në kufirin me Ukrainën.
Rama ka bërë një postim në Twitter, ku shprehet i shqetësuar për situatën në Poloni, ndërsa thekson mbështetjen e plotë të Shqipërisë për Poloninë.
Kryeministri i drejtohet homologut te tij polak, duke i nënvizuar solidaritetin dhe mbështetjen e vendit tonë kundrejt Polonisë.
“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë.”, shkruan Rama.
@MorawieckiM ???????? is seriously concerned about the news on explosions in Poland. You have our #solidarity and full #support.
— Edi Rama (@ediramaal) November 15, 2022
Kujtojmë se një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha me herët se raketat kaluan edhe në Poloni, duke vrarë dy persona, raporton AP. Polonia është shtet anëtar i NATO-s.
Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.