AKTUALITET, 16 Nëntor 2022, 10:47

Goditi dhe kapi për fyti të moshuarin pasi e përplasi në vijat e bardha, shoqërohet 46-vjeçarja (VIDEO)

Goditi dhe kapi për fyti të moshuarin pasi e përplasi në

Policia e Shtetit reagoi pas postimit të një videoje, në të cilën shfaqet një shtetase që ka ndaluar automjetin në vija të bardha dhe godet e kap nga fyti një të moshuar që po kalonte rrugën.

Sipas policisë, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, u organizua puna për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetasen B. R., 46 vjeçe.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip "Benz", ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve.

46-vjeçarja e identifikuar si B.R., është shoqëruar në komisariat pasi përplasi të moshuarin në vijat e bardha. Ajo u revoltua aq shumë sa doli nga makina dhe filloi të debatonte me të moshuarin, derisa guxoi t'i vinte duart në fyt e ta shtynte.

Ndërkohë nuk pati asnjë kundërveprim veçse përgjigje se desh i mori këmbën para. I gjithë trafiku ishte bllokuar ngaqë gruaja ndaloi automjetin në mes të rrugës.

“Jam në vijat e bardha. Turp të kesh. Unë kaloj këtu, ajo desh më mori këmbën”, tha i moshuari. (SHIKO VIDEON)