TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho thotë se Durrësi do të kthehet në një lavatriçe të pastrimit të parave. I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, deputeti demokrat u shpreh se projekti për Portin e Durrësit nuk është një investim strategjik apo turistik, por thjesht do ndërtohen dhe do shiten apartamente, njësoj siç bëhet në Tiranë.
“Projekti do të fillojë me 160 mln euro. 5 vitet e para nga 12.600 apartamente dhe këtu po ju them që nuk është investim strategjik, sepse të ndërtosh apartamente nuk ka të bëjë me zhvillimin strategjik. Nuk është projekt turistik. Është projekt për të ndërtuar dhe shitur apartamente sic ndërtohet këtu në Tiranë.
Faza e parë ka 4500 apartamente dhe një hotel. Dy hotele janë gjithsej dhe marina e jahteve që do të ndërtohet, ndoshta në gusht kur të piqen rrushtë, sic thotë ajo shprehja. Do të shikojmë se në harkun e 20 viteve sa do të ndërtohen. Faza e parë, 80 mln nga paratë e kompanisë dhe 80 do t'i marrin kredi. Mekanizmi është ky shit, mblidh para, ndërto mblidh para të tjera dhe vazhdo dhe ndërto.
Njësoj si këtu në Tiranë. Të jesh e sigurt që këtu do futen edhe paratë e krimit të drogës, dhe Durrësi do kthehet në lavatrice të larjes së parave sic është kthyer Tirana, duke mos ditur nga është e ardhura e parave”, theksoi ndër të tjera Spaho.