TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adriatik Lapaj ka prezantuar lëvizjen e tij politike ‘Shqipëria Bëhet’. Në një dalje për mediat ai tha se kjo lëvizje nis si një nisme qytetare.
“Në konsultim me qytetarë dhe ekspertë, rrugëtimi ynë do të shtrihet në Shqipëri dhe Diasporë, duke përfshirë këtu forume në 61 bashkitë e vendit, advokim legjisltativ dhe debat publik, për t’i dhënë peshë mendimit, fjalës dhe të drejtës së qytetarit”, thuhet ne njoftim.
Pikat kryesore te lëvizjes
a)-Nevojën urgjente të angazhohemi për hapjen e një debati kombëtar për vendosjen e demokracisë reale, pluralizmit real dhe shtetit të së drejtës.
b) -Inicimin e një bashkimi mbarëkombëtar përtej ndarjeve ideologjike për të imponuar themelet e demokracisë reale.
c)-Nevojën për një lëvizje intelektuale dhe të unifikuar mbarëkombëtare për të diskutuar dhe konkluduar për imponimin e një reforme totale kombëtare të fokusuar në:
Reformimi i sistemit zgjedhor në Shqipëri duke hapur konkurrencën nëpërmjet hapjes së listave, kufizimit të mandateve qeverisëse dhe përfaqësuese;
Miratimi i ligjit “Për referendumet” në Republikën e Shqipërisë;
Miratimi i votës së emigrantëve duke përcaktuar modalitetet e përfaqësimit të tyre.
Depolitizimi i administratës zgjedhore në të gjitha nivelet duke e hequr atë nga politika dhe duke e kaluar në profesione të lira (avokat, noter, profesionistë të licencuar, si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë si gjyqtarë dhe prokurorë);
“Në kuadër të pikave të mësipërme, ‘Shqipëria Bëhet’ do të shtrijë takimet e saj me qytetarë dhe ekspertë, në Shqipëri dhe Diasporë, duke e nisur të shtunën se 23 Shtatorit me banorët e Mirditës.”