AKTUALITET, 3 Mars 2025, 15:58

Bonusi i pranverës/ Nis shpërndarja, përfitojnë mbi 730 mijë pensionistë

Bonusi i pranverës/ Nis shpërndarja, përfitojnë mbi 730

Nis shpërndaja e shpërblimit për të gjithë pensionistët ne vend. Janë mbi 730 pensionistë  që përfitojnë nga bonusi i pranverës. Pensionistët do të mund ta tërheqin bonusin e tyre në sportelet e Postës Shqiptare në bazë të grafikut që marrin edhe pensionin mujor ndërsa ata persona që tërheqin pensionin nëpërmjet bankës i kalon automatikisht.

Janë Mbi 511 mijë pensionistë  që pritet të marrin bonus 10 mijë lekë pasi pensioni i tyre mujor arrin deri në 20 mijë lekë dhe kategoria tjetër që kanë një pension mbi 20 mijë lekë në muaj do të përfitojnë bonus 5 mijë  lekë

Afati i tërheqjes së Bonusit të Pranverës është deri më 30 Shtator. Ky është bonusi i dytë brenda 6 muajsh pas atij të fundvitit që qeveria shpërndau për pensionistët. Ndërkohë që mësohet se vetëm gjatë ditës së parë të shpërndarjes në të gjithë vendin e kanë tërhequr bonusin  rreth 23 mijë pensionistë.