TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për paralizimin e aeorportit të Vlorës, për shkak të konfliktit mes aksionerëve Pacolli dhe Ademi.
Fevziu tha se shteti duhet të tregohet i kujdesshëm me kontratat dhe se kujt i jep asete të tilla.
"Aeroporti i Vlorës, në datën 20 shkurt duhet t'i dorëzohej shtetit. Në 21 shkurt duhet të nisnin fluturimet. Sot nuk më reuzlton të jetë funksional. Në bazë të kontratës dënohen me 10 mijë euro çdo muaj që vonojnë, pas 3 muajsh nuk e di çfarë parashikon kontrata. Nuk merrem me ortakët pasi kanë konflikt. Po shteti? Nëse aeroporti nuk funksionon, seç ndodh mes Pacollit dhe Ademit, por shteti si reagon? Duhet të jetë shumë i kujdesshëm me kontratat dhe personave që u jep ndërtimin e aeroportit", tha Fevziu.