AKTUALITET, 22 Shkurt 2022, 17:38

Grida Duma: Durrsakët po vuajnë mes plehrave

Grida Duma: Durrsakët po vuajnë mes plehrave

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka hedhur sërish akuza në lidhje me inceneratorët. Në një postim në rrjete sociale ajo shkruan se qytetarët e Durrësit paguajnë 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës ndërsa vetë vuajnë në plehra.

“Qytetaret e Durrësit paguajnë 10 milionë euro për Inceneratorin e Tiranës, qyteti mbytet nga plehrat. 15 mln euro paguhen për transportin. Tarifat e pastrimit u rritën me 60%. Paratë e durrsakeve shkojnë në xhepat e nje grushti pushtetarësh, ndërsa Durrësi vuan nga plehrat. Kjo ishte arsyeja qe kandidatja Sako-Dako refuzoj ti jepte përgjigje pyetjes se ku shkojnë paratë e qytetarëve të Durrësit në komisionin hetimor për aferën më të madhe të inceneratorëve.

Durrësi nuk meriton kandidaten e Dakos që punon për vete dhe jo për qytetin.  Qytetarët e Durrësit meritojnë një kryebashkiak që punon për qytetin.Voto Partia Demokratike e Shqipërisë. Voto Luan Hoti”, shkruan Duma.