AKTUALITET, 8 Prill 2022, 14:12

A do të zgjidhet kryetari i PD-së në kuvendin e 30 prillit? Berisha zbulon planin

A do të zgjidhet kryetari i PD-së në kuvendin e 30 prillit?

Sali Berisha zbuloi këtë të premte planin e Komsionit të Rithemlimit për ristrukturimin e Partisë Demokratike.

Gjatë një konference për media nga selia blu, Berisha deklaroi se në Kuvendin e 30 prillit do të zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e partisë, por jo kryetari që do e drejtojë.

Sipas tij zgjedhja e kryetarit do të jetë në një kohë të mëvonshme, por jo shumë të largët, dhe deri në atë moment partia do të drejtohet nga Kryesia e zgjedhur.

Pyetje: Na ndajnë pak më shumë se 20 ditë nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit. Pas 30 prillit Partia Demokratike do të drejtohet nga një organ kolegjial si Komisioni i Rithemelimit apo do të vijohet me zgjedhjen e një kryetari?

Sali Berisha: Nuk besoj se do të vazhdoj me Komisionin e Rithemelimit, por do zgjidhet Këshilli Kombëtar, i cili do zgjedh Kryesinë. Do të jetë Kryesia ajo që më pas do të drejtojë deri në zgjedhjen e kryetarit.

Kryetari do zgjidhet fill mbrapa, nuk do të jetë kohë e vonshme, por do të zgjidhet Kryesia më përpara.