TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarë shqiptarë së bashku me komunitetin ukrainas janë mbledhur sot në një manifestim për t’u solidarizuar me Ukrainën, e cila është nën agresionin ushtarak të Rusisë.

Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe disa atletë ukrainas, të cilët ndodhen në vendin tonë për aktivitete sportive. Përmediat, një prej tyre shprehu shqetësimin për familjen e tij, e cila ndodhet në Donetsk, në lindje të Ukrainës. Ky rajon është edhe më i goditur nga luftimet, pasi rusët po përpiqen të marrin kontrollin e plotë të lindjes.
“Familja ime ndodhe në Donetsk në një vend shumë të rrezikshëm dhe është e pamundur të evakuohen. Janë të shkatërruara edhe rrugët dhe jam në shumë merak”, tha ai.

